Apple e ka publikuar versionin iOS 13 të softuerit, të karakterizuar nga konfigurimet e përmirësuara të privatësisë. Megjithatë, softueri ende mund ta gjurmojë lokacionin e përdoruesit, edhe kur opsioni për Location Services është i fikur për të gjitha aplikacionet dhe shërbimet. iPhone 11 Pro vazhdon ta njoftojë modulin e tij GPS se po mbledh të dhëna për lokacionin dhe këtë as që e fsheh, raporton GSMArena.
Sipas të dhënave nga polisa Apple Privacy, telefoni do t’ia dërgojë periodikisht lokacionin e gjeo-taguar hotspoteve dhe kullave të afërta Wi-Fi, në formë anonime dhe të enkriptuar, shkruan KOHA Ditore. Kompania Apple thekson se kjo mund të pamundësohet në mënyrë sistemore për secilin aplikacion veç e veç.
Megjithatë, në video dëshminë e publikuar nga hulumtuesi i sigurisë Brian Krebs shihet se edhe nëse opsioni konfigurohet në "off" për secilin aplikacion dhe pastaj çaktivizohet pranimi i të dhënave, GPS ende e njofton serverin misterioz se është në dispozicion online.
Në deklaratë, inxhinierët e kompanisë Apple theksuan se nuk e shohin ndonjë rrezik konkret të sigurisë në këtë.