Apple raportohet se në iPadin e ri do të ofrojë kamerë të shumëfishtë prapa.
Sipas raportimeve nga mediumi japonez “Macotakara”, iPad Pro i ri pritet të ketë tri kamera, ndërsa në iPadin 10.2-inç të rregullt do të jetë sistemi me dy kamera.
Apple sivjet përditësoi iPad Minin dhe iPad Airin, e tani pritet të sjellë përditësime shtesë edhe për iPadin dhe iPad Pron më vonë gjatë vitit, përditësime që përfshijnë edhe sistemet e kamerave.
Të njëjtin sistem të kamerës pritet ta marrë edhe iPhone 11.
iPad pro i fundit ka kamerë me senzor 12-megapikselë, ndërsa iPad Mini, Air dhe iPadi kanë kamerë 8-megapikselëshe.
Artikuj të ngjashëm
-
Modelet iPad pajisen me teknologjinë më të fundit të ekraneve
-
iPad Pro i sivjetshëm mund ta ketë të njëjtin sistem kamerash si iPhone 11 Pro
-
iPad Pro 2019 mund të ketë sistem të njëjtë kamerash si iPhone 11 Pro
-
Rrjedh online ndryshimi i madh i iPhone 17
-
“Ndryshon loja”, kamera e iPhone 16 vjen me ndryshimin e madh