Shefi i agjencisë britanike për Inteligjencë kibernetike ka akuzuar Kinën për përpjekje që të rishkruajë rregullat e sigurisë ndërkombëtare, duke thënë se Pekini po përdor ndikimin ekonomik dhe teknologjik për të ushtruar kontrollin në shtetet e tjera.
Jeremy Fleming ka thënë se që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, ngritja e madhe e Pekinit është rrezik i madh për të ardhmen e sigurisë dhe prosperitetit në Britani të Madhe dhe në shtetet tjera perëndimore.
Në një paraqitje të rrallë para publikut, Fleming ka akuzuar autoritetet komuniste të Pekinit se dëshirojnë të fitojnë përparësi strategjike duke ndryshuar ekosistemin teknologjik të botës.
Ai ka argumentuar se sistemi i një partie në Pekin po synon kontrollin e popullsisë dhe i sheh vendet e tjera si klientë të shtetit që mund të kërcënohen dhe të korruptohen.
Agjencia për inteligjencë kibernetike është një prej tri agjencive kryesore të Britanisë, së bashku me MI5 dhe MI6.
-
Starmer niset drejt Kinës teksa aleancat perëndimore përballen me tendosje
-
Si e spiunon Kina Mbretërinë e Bashkuar
-
Si po e zgjeron Kina ndikimin në Ballkan - me Serbinë si qendër gravitacioni
-
Kina u kërkon Britanisë dhe BE-së të mbrojnë sistemet tregtare shumëpalëshe
-
Pekini akuzon dy shtetasë kinezë për spiunazh për Britaninë