Aplikacioni i famshëm i editimit të fotografive, Adobe Photoshop, do t’ua mundësojë përdoruesve të përdorin një vegëz të re - nga inteligjenca artificiale - që t’i ndryshojnë fotografitë apo të shtojnë a heqin objekte nga fotot vetëm përmes komandës me shkrime.
Veçoria quhet “Generative Fill” dhe është një nga aplikacionet e para që do të përdoret nga inteligjenca artificiale e Adobet, Firefly, e lëshuar në versionin beta në mars. “Generative Fill” është lansuar të martën në versionin beta, por Adobe ka thënë se do ta lansojë si të plotë më vonë gjatë vitit.
Si veçori e Photoshopit, “Generative Fill” funksionon me “layers” (shtresat). Nëse përdoruesi kërkon ta zgjerojë një fotografi ose të gjenerojë objekte të reja, veçoria do t’ia mundësojë atij të zgjedhë mes tri opsioneve.
Sipas uebfaqeve të mëdha teknologjike, që kanë raportuar për ndryshimet, veçoria është shumë efikase.
Ajo mundëson të gjenerojë vetura apo edhe pellgje sikur të ishin reale brenda fotografisë.
Veçoritë e tilla mund të mos jenë shumë befasi për ata që janë familjarizuar me inteligjencën artificiale, por për përdoruesit e zakonshëm kjo do të jetë padyshim revolucion dhe pritet të arrijë audiencë të gjerë.
Edhe
Instagrami bën ndryshimin e madh, prezanton funksionin “Instants”
“Generative Fill” mund të shkarkohet përmes aplikacionit në formën beta ose brenda aplikacionit të “Fireflyt”.
Adobe ka thënë se lansimi i plotë pritet “në gjysmën e dytë të vitit 2023”.