Intel pritet që në tremujorin e ardhshëm të largohet nga “froni” i prodhuesve të çipave.
Kompania ka shitur më së shumti procesorë për kompjuterë që prej vitit 1993, kur publikoi Pentiumin e parë CPU, kur edhe nisi punën në tregun e kompjuterëve. Por, pas 24 vjetësh mbretërimi, Intel mund të mos jetë më i pari, pasi me trendin aktual këtë pozitë ia rrezikon Samsung.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKompania jugkoreane ka shënuar ngritje duke iu falënderuar tregut kinez, ku përdoruesit kërkojnë gjithnjë e më shumë pajisje të fuqishme.
Kompania IC Insights parashikon që shitja e çipave Intel në këtë tremujor të arrijë në nivel prej 14,4 miliardë dollarë, derisa Samsung do të arrijë në 14,6 miliardë dollarë. Kjo do të ishte rritje prej 4,1 për qind në nivel vjetor për kompaninë jugkoreane, transmeton KP.
IC Insights, po ashtu, parashikon që nëse çmimet e memories do të shënojnë rënie në pjesën e dytë të vitit, atëherë Samsung mund të jetë fitues edhe për tërë vitin.