Po afrohet Google I/O 2019, ndërsa në ndërkohë është vërejtur një ndryshim i ri në kodin Chromium, gjë që sugjeron që Google Assistant do të mbërrijë në Google Chrome në Android, raporton AndroidAuthority.
Sipas ndryshimit, të gjetur në kod, gjatë konferencës së ardhshme për developerë Google do ta demonstrojë "Autofill Assistant". Kodi e përmend një shembull të asaj që Google Assistant e di se përdoruesi e ka të planifikuar një udhëtim në ndonjë qytet. Chrome pastaj do ta shfaqë kartën Assistant, bazuar në atë që asistenti virtual di për udhëtimin e ardhshëm të përdoruesit. Kjo kartë e ofron rezervimin e automobilave me qira etj., shkruan KOHA Ditore.
Autofill Assistant do t’i përdorë informacionet e udhëtimit për t’i plotësuar automatikisht fushat e zbrazëta dhe informacionet rreth pagesës nga kartat e ruajtura në Chrome. Përdoruesi mund ta ndryshojë këtë informacion manualisht në çdo kohë.
Sajti 9to5Google vuri në dukje edhe se funksioni punon edhe tek blerja e biletave të kinemasë, por mbetet ta presim Google I/O 2019 për ta zbuluar nëse kjo do të funksionojë edhe me blerjet e tjera.
-
Pas 20 vjetësh, Gmaili më në fund sjell funksionin që të gjithë e prisnin
-
Google lanson versionin e ri të modelit të saj AI, Gemini 3
-
BE-ja gjobit “Google” me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
-
Google humb betejën ligjore kundër gjobës 4.1 miliardë euroshe të BE-së
-
Ekspertët paralajmërojnë: Lodrat me AI mund të rrezikojnë privatësinë e fëmijëve