Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Instagrami shënjetsron pëlqimet dhe komentet e rreme

Platforma shumë popullore e shpërndarjes së fotografive, Instagram, prezantoi një nismë të re e cila do të shënjestrojë pëlqimet dhe komentet e rreme.

Kompania tha se kanë zhvilluar mjete të cilat mund të identifikojnë llogari të cilat përdorin aplikacione dhe shërbime për të gjeneruar popullaritet artificial.

Çdo llogari e cila bën këtë gjë do të paralajmërohet dhe do ti kërkohet të ndryshojë fjalëkalimin.

Që nga lansimi në 2010-ën, Instagrami është shndërruar në mjet shumë i rëndësishëm për ata të cilët përpiqen të grumbullojnë audienca të mëdha për tu paguar më pas nga reklamimi.

Pagesat e kësaj forme përcaktohen sipas madhësisë së audiencës.

Image

Kështu ata janë drejtuar nga aplikacionet e palëve të treta për të gjeneruar sa më shumë ndjekës qoftë edhe ndjekës artificialë.

Edhe Hakerët mashtruan inteligjencën artificiale të Instagramit për të marrë profilet e përdoruesve Tech 1 muaj më parë Hakerët mashtruan inteligjencën artificiale të Instagramit për të marrë profilet e përdoruesve

Këto shërbime zakonisht kërkojnë prej përdoruesve të tyre të japin informacionet private të kyçjes, diçka që Instagrami thotë se shkel udhëzimet komunitare dhe kompromenton sigurinë individuale.

Instagrami u ble nga Facebooku në 2012-ën për 1 miliard dollarë dhe vijoi të rritej në popullaritet me kalimin e viteve.

Në muajin shtator, themeluesit e Instagramit u larguan nga kompania pas tensioneve me Mark Zuckerbergun, kreun e Facebookut./pcworldalbanian