Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Instagrami lanson veçorinë e re

Rrjeti social i njohur për fotografi dhe shpërndarjen e videove, Instagram, ka lansuar një veçori të re.

Veçoria e re quhet “You’re All Caught Up”, transmeton Koha.net. Kjo veçori është e dizajnuar në atë mënyrë që t’i tregojë përdoruesve se kanë parë të gjitha postimet në 48 orët e fundit.

Deri tani, në Instagram kemi patur mundësinë që të shohim postimet në mënyrë kronologjike ku ishte e vështirë që të dimë se i kemi parë të gjitha përmbajtjet dhe falë veçorisë së re, kjo çështje tani është e rregulluar.

Instagrami thotë se nën mesazhin “You’re All Caught Up”, aplikacioni do të shfaqë postimet që tashmë janë parë si dhe postimet që janë më të vjetër se dy ditë.

Kjo veçori funksionon në të dy platformat: iOS dhe Android.