Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Instagrami dhe Facebooku “kundër” varshmërisë nga rrjetet sociale

Facebooku dhe Instagrami do të bëjnë ndryshime që do t'i lejojnë përdoruesit të kontrollojnë më mirë përdorimin e tyre, ose kohën e kaluar në këto rrjete shoqërore.

Të dyja rrjetet do të kenë një "panel kontrolli" të posaçëm, në të cilin përdoruesi në çdo moment do të jetë në gjendje të shohë kohën e kaluar në një nga këto rrjete shoqërore, transmeton KP.

Do të ketë gjithashtu mjete që do t'u lejojnë përdoruesve të vendosin kufijtë e tyre të përditshëm, si dhe të shkëputin përkohësisht njoftimet e dërguara në këto rrjete shoqërore.

Risitë quhen "Koha juaj në Facebook" dhe "Aktiviteti yt" në Instagram. Këto aplikacione u krijuan në përgjigje të kritikave për krijimin e varësive në rrjetet sociale.

Kujtesa e kohës do të shfaqet kur aplikacionet të pranojnë se përdoruesit kanë qëndruar në këto media sociale për një kohë të gjatë.

Aplikacionet "Koha juaj në Facebook" dhe "Aktiviteti juaj" duhet të jenë në dispozicion të përdoruesve të Facebook dhe Instagram në mbarë botën brenda disa javëve të ardhshme.