Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Instagram njofton përdoruesit për ndjekësit e tyre të fshehtë

Deri tani, përdoruesit kanë pasur mundësinë që të incizojnë ose të bëjnë ‘screenshot’ të storieve të njerëzve në mënyrë të fshehtë në Instagram, pa u vënë re. Por, kjo gjë do të ndryshojë.

Platforma e famshme e fotografive dhe videove, së shpejti do të fillojë t’ju tregojë përdoruesve të vetë rreth ndjekësve të tyre të fshehtë, transmeton Koha.net.

Veçoria e re, e cila do t’i njoftojë përdoruesit kur dikush u ka bërë ‘screenshot’ storieve të tyre, pritet të lansohet nga Instagram dhe aktualisht është në zhvillim.

Storiet automatikisht largohen nga profili juaj në Instagram pas 24 orëve, përveç nëse dikush vendos t’i shtojë ato në seksionin ‘Story Highlights’ në profilet e tyre. Por, funksioni ‘screenshot’ ose ‘screen-recording’, në fakt, mundëson të bëjnë kopjet e përhershme të postimeve nëse dëshirojnë.

Sipas The Independent, kur dikush bënë ‘screenshot’ njërën nga storiet e juaja, simboli në formë të diellit do të shfaqet pranë emrit të tyre në seksionin ‘Story Views’.