Kompania e popullarizuar iFixit është një kompani e specializuar t’u ofrojë përdoruesve vegla me të cilat mund t’i çmontojnë pajisjet e tyre dhe potencialisht t'i rregullojnë ato. Gjithashtu, ekipi i iFixit njihet për publikimin e çmontimeve/servisimeve të pajisjeve të popullarizuara mobile, duke na ofruar kështu njohuri për brendinë e telefonit dhe pajisjeve të tjera.
Tani kompania ka vendosur ta publikojë shtëpizën e vet të iPhone, por me detaje shtesë interesante. Kompania e ka krijuar një shtëpizë për iPhone, e cila do t'ua mundësojë përdoruesve ta "shohin" brendinë e pajisjeve të tyre. Natyrisht, nuk bëhet fjalë për një shtëpizë të vërtetë transparente me karakteristika të rëntgenit, por është bazuar në wallpapersat që iFixit i kishte publikuar më parë. Sido që të jetë, shtëpizat duken interesante dhe do t’i japin jetë të re dizajnit të iPhone, shkruan KOHA Ditore.
Ekzistojnë dy versione të shtëpizës – versioni standard dhe Plus/Max. Ato do të jenë kompatibile me telefonat Apple nga iPhone 6 e deri tek iPhone XS (duke përfshirë edhe iPhone XR), dhe do të kushtojnë 10 dollar.