IBM prezantoi IBM Q System One, kompjuterin e parë “kuantum” të llogaritur për biznese.
Kompjuterët “kuantum” shihen si teknologjia e re më premtuese, pasi janë të aftë të llogarisin shumë herë më tepër të dhëna se kompjuterët e sotëm, transmeton tch.
Kjo do të thotë që faktorët e rrezikut mund të llogariten më shpejt me kompjuter, duke mundësuar bërjen e investimeve më të mira, gjëra që mund të çojnë drejt ndryshimeve të mëdha teknologjike.
Por biznesmenët nuk duhet të presin t’i instalojnë në zyrat e tyre, pasi shërbimi që ofron IBM për bizneset është vetëm nëpërmjet sistemit IBM Cloud. Pra, kompjuterët do të vazhdojnë të mbahen nga IBM, por do të përdoren duke u lidhur në rrjet.
Kompjuteri i parë kuantum për biznese është tre metra i lartë, i mbyllur në një kasë xhami që krijon një mjedis të izoluar. Izolimi është i rëndësishëm, pasi këta kompjuterë e humbin fuqinë nëse ndryshojnë kushtet e mjedisit rrotull tyre. IBM shpreson që kjo “thembër Akili” të zgjidhet në të ardhmen.
{gallery}
-
Google bën një arritje historike në teknologji
-
Google zbulon çipin me performanca “të frikshme”
-
Publikohen foto të reja të superkompjuterit “Colossus” që spiunoi dhe mundi nazistët
-
Prezantohet gjenerata e re e MacBook Pro
-
Vihet në ankand për 241 mijë dollarë kompjuteri Apple 1 i prodhuar para 45 vjetësh