Temperatura rekord prekën Britaninë e Madhe në ditët e fundit, ndërsa gjigantët e teknologjisë si Google dhe Oracle u përballen me probleme kur sistemet e tyre të ftohjes dështuan në qendrat e të dhënave, shkruan The Guardian.
Qendrat e të dhënave janë ndërtesa të mëdha të cilat përmbajnë mijëra kompjuterë dhe janë ato që mundësojnë çdo shërbim online.
Përqendrimi i fuqisë kompjuterike është i madh saqë nxehtësia e madhe e bën të domosdoshme ajrimin. Të dy kompanitë thanë se problemet e tyre ishin zgjidhur.
Qendrat e tyre të të dhënave u mbinxehën nisur nga temperaturat e pazakonta që goditën Evropën perëndimore ditët e fundit.
Rritja e temperaturave në qendrat e të dhënave bëri që disa sisteme të fikeshin si masë mbrojtëse. I nxehti goditi edhe qendrën e të dhënave të Google në Londër.
Për të parandaluar dëmtimin, kompania tha se kishte fikur disa prej tyre.
-
Google dhe Oracle detyrohen t’i ndalin kompjuterët për shkak të nxehtësisë së madhe
-
Gjithnjë e më nxehtë – klima e re e Evropës
-
Britania me rregulla të ashpra për kompanitë teknologjike
-
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria thyejnë rekordet historike të temperaturave
-
Gjermania goditet nga temperatura rekord, ndërsa vala e të nxehtit lëviz drejt lindjes