Kompania e njohur kineze e teknologjisë, Huawei, ka shtyrë lansimin e smartfonit të saj të palosshëm, Mate X, për muajin shtator. Ajo kishte planifikuar që këtë smartfon ta lansojë këtë verë.
Kompania ka thënë se ka dashur të bëjë disa teste shtesë pas raportimit të shpërthimeve të ekranit të smartfonit të palosshëm të Samsungut, Galaxy Fold, raporton BBC, transmeton Koha.net.
Të dy këto kompanitë, kanë zbuluar pajisjet e tyre në muajin shkurt të këtij viti por Huawei thotë se tani dëshiron të jetë më “e kujdesshme”.
Aktualisht, Samsungu nuk ka ndonjë datë të lansimit të Galaxy Fold.
Huawei ka konfirmuar për BBC se Mate X pritet të lansohet në muajin shtator të këtij viti.
“Nuk duamë të lansojmë produktin për të shkatërruar reputacionin tonë”, ka thënë një zëdhënës i kompanisë për CNBC, përcjell Koha.net. “Mate X është planifikuar që të arrijë më vonë sesa Galaxy Fold i Samsungut, por problemet e kësaj kompanie koreano-jugore i kanë dhënë Huaweit më shumë hapësirë”, ka thënë Bren Wood nga CCS Insight.
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Charli XCX tërhiqet nga rrejte sociale “për ta mbrojtur shëndetin e saj mendor”
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Mbrojtja e të dhënave tuaja: Si të qëndroni të sigurtë në një botë të lidhur me Galaxy S26 Ultra
- Rënia e trishtë e debatit ekonomik të Kinës