Raportet e fundit kanë sugjeruar se Apple mund të hasë në disa probleme kur është fjala për sigurimin e modemit 5G për pajisjet iPhone. Më parë ishte supozuar se iPhone 5G do të lansohet në vitin 2020, ndërsa informacionet më të reja e shtyjnë këtë lansim madje për vitin 2021. Megjithatë, Apple do të mund ta gjejë shpëtimin në bashkëpunim me kompaninë Huawei, raporton Ubergizmo.
Raporti i Engadget, i bazuar në burimet e industrisë, sugjeron se Huawei është i hapur për idenë e shitjes së çipave të vet 5G. Kompania kineze i ka prodhuar çipat e vet për vite me radhë, edhe pse përgjithësisht përdorimi i tyre ka qenë i kufizuar në pajisjet Huawei dhe Honor. Megjithatë, si duket tani Huawei është i interesuar në mundësinë për t’ia shitur çipat Apple, shkruan KOHA Ditore.
Kjo është veçanërisht interesante sepse Apple është e vetmja kompani për të cilën Huaewei është interesuar dhe të cilës dëshiron t’ia shesë çipat. Tani për tani nuk ka asnjë indikator se a do të vijë deri tek bashkëpunimi në mes të dy kompanive. Edhe pse Huawei është i hapur për bashkëpunim, për momentin nuk ka ende asnjë informacion në lidhje me atë se cili është pozicioni i Apple dhe se a është kompania nga Cupertino e interesuar për çipat e Huawei.
-
Ming-Chi Kuo: Apple do t’i shesë 80-85 milionë iPhone me 5G
-
Gjatë vitit të ardhshëm mbërrijnë madje katër iPhone 5G?
-
Apple planifikon ta instalojë modemin 5G në iPhone për vitin 2022
-
iPhonët e rinj do të ofrojnë mbështetje për 5G
-
Apple vazhdon të negociojë për blerjen e biznesit të modemeve nga Inteli