Apple është një kompani që preferon të bëjë gjithçka vetë, gjë që ndihmon në reduktimin e varësisë nga kompanitë e tjera dhe kështu e izolon veten nga problemet potenciale. Prandaj, nuk është çudi që Apple po e kërkon një zgjidhje që do ta ndihmojë kompaninë të zhvillojë modeme të veta 5G, raporton Ubergizmo.
Zhvillimi i modemit vetanak me siguri nuk do të jetë i lehtë dhe do të kërkojë investime të mëdha dhe shumë burime, dhe kjo është arsyeja se pse nuk është për t’u habitur lajmi se Apple në një moment ishte interesuar në blerjen e departamentit të Intelit për modemë. Më herët, u njoftua se këto bisedime kishin përfunduar pa ndonjë marrëveshje konkrete, por si duket diskutimi mbi këtë temë ende nuk ka përfunduar.
Sipas një raporti të sajtit “The Information”, si duket Apple është ende në negociata me Intelin, negociata këto që mund të çojnë në blerjen e departamentit të Intelit për modemë në Gjermani, shkruan KOHA Ditore.
Nuk ka garanci se këto bisedime do të përfundojnë me ndonjë marrëveshje specifike, por ato tregojnë se Apple po mendon seriozisht për zhvillimin e komponentëve të veta.
-
Apple është në fazat e avancuara të negociatave për blerjen e divizionit të Intelit për modemë
-
Apple gati kishte blerë biznesin e Intelit për modemët e telefonave
-
Apple zyrtarisht pronare e biznesit të Intelit me modemët e telefonave
-
Apple planifikon ta instalojë modemin 5G në iPhone për vitin 2022
-
Intel heq dorë nga teknologjia 5G për telefonat