Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Apple është në fazat e avancuara të negociatave për blerjen e divizionit të Intelit për modemë

Pas disa muajsh thashethemesh, Inteli thuhet se është afër gjetjes së blerësit për divizionin e vet për modemë për telefona. Një burim i brendshëm tha për Wall Street Journal se Apple është në negociata për ta blerë departamentin për modemë, ndërsa marrëveshja me vlerë prej mbi një miliard dollarë mund të arrihet javën e ardhshme.

Këto dy kompani po negociojnë për blerjen që nga viti 2018, sipas burimit në fjalë, por negociatat janë ndërprerë disa herë derisa Apple e arriti marrëveshjen me Qualcomm, gjë që bëri që Inteli të largohej nga biznezi me modemët 5G.

Në të kaluarën kishte indikacione se një blerje e tillë mund të ndodhë. Apple ka thënë disa herë se dëshiron ta krijojë çipsetin e vet mobil. Kompania i dëshiron të gjitha resurset e teknologjisë pa tel dhe është e gatshme të bëjë kompromise të mëdha për ta arritur këtë, shkruan KOHA Ditore.

Blerja e departamentit të Intelit nuk do të thotë domosdo kthimin e modemit në stilin e Intelit në pajisjet e Apple. Në këtë rast, ka më shumë të ngjarë të bëhet fjalë për sigurimin e resurseve dhe ekspertëve të talentuar. Çipsetet të cilat dalin nga kjo blerje nuk priten në vitet e ardhshme.

Artikuj të ngjashëm