Sipas furnizuesve harduerik për Huawein, kompania po kërkon të reduktojë mbështetjen e saj nga procesorët e Qualcommit dhe MediaTekut duke i zëvendësuar ato me procesorët e vetë HiSilicon SoC.
Procesorët e vetë kompanisë, po ashtu, pritet të jenë pjesë e 60 për qind të pajisjeve të Huaweit në gjysmën e dytë të këtij viti, shkruan gsmarena.
Sa për krahasim, në gjysmën e dytë të vitit 2018, më pak se 40 për qind e smartfonëve të Huaweit kanë përdorë procesorët Kirin SoC ndërsa në gjysmën e parë të këtij viti, kompania ka përdorë procesorët e vetë në rreth 45 për qind të pajisjeve, transmeton Koha.net. Kështu që, në gjysmën e dytë të 2019-ës, mbi 150 milionë pajijset e Huaweit do të kenë procesorët Kirin SoC duke marrë parasysh shitjen e parashikuar prej 270 milionë pajisjeve për 2019-ën.
Huawei ka përdorë procesorët e saj SoC të teknologjisë së fundit shumë kohë më parë, por shumica e pajisjeve të saj të kategorisë së mesme dhe të ulët ende janë të mbështetur nga procesorët e Qualcommit dhe të MediaTekut.
Tani, gjërat po ndryshojnë dhe procesori i lansuar së fundmi, Kirin 810 7nm, për pajisjet e kategorisë së mesme është një tregues i qartë për ndryshimet në trendet. Ai do të fuqizojë një pjesë të konsiderueshme të pajisjeve të ardhshme të kategorisë së mesme dhe të ulët (pajisjeve buxhetore) të Huaweit.
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
- Përbërësi që mungon për sovranitetin teknologjik të Evropës
-
Si po e anashkalojnë rusët perden digjitale të hekurt të Putinit?
-
Kina konfirmon planin për blerjen e 200 avionëve Boeing nga SHBA-ja