Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

HTC Vive Cosmos, pajisja e parë VR për këtë vit

Megjithëse vitin e kaluar nuk kishte shumë aktivitete në fushën e teknologjisë të quajtur VR (Realiteti Virtual), duket se ky vit do të jetë më aktiv.

Kompania HTC prezantoi në panairin e teknologjisë CES 2019, i cili po mbahet në Las Vegas, pajisjen e vet të fundit VR të quajtur - Vive Cosmos, transmeton KosovaPress.

Përveç zbulimit, ende nuk janë mësuar më shumë detaje dhe duket se pajisja e re VR e HTC-së është e lehtë për t’u përdorur, dhe se është projektuar kryesisht për të qenë e përshtatshme.

Vitin e kaluar, HTC lansoi versionin Vive PRO, i cili kushton rreth 800 dollarë.

Ndryshe nga të gjitha pajisjet e mëparshme VR në treg, kjo do të jetë e para që nuk do të ketë një procesor.