Pajisja e realitetit virtual dhe e shtuar e Apple mund të krijohet për përvoja virtuale jetëshkurtra, por nuk pritet të jetë në veprim përpara vitit 2023, shkruan Bloomberg.
Kompania, sipas raportimeve, nuk planifikon të hyjë në mënyrë agresive në këtë treg, ndaj do të prezantojë një pajisje që është shumë e shtrenjtë dhe do të jetë në dispozicion në sasi të kufizuar pas daljes në treg.
Analisti Ming-Chi Kuo pretendon se Apple do të tregtojë vetëm 1.5 milionë pajisje VR/AR të gjeneratës së parë dhe beson se pajisja do të shfaqet brenda vitit të ardhshëm.
Raportet e mëparshme kanë sugjeruar se pajisja e realitetit virtual të Apple do të ketë specifika të barabarta me M1 MacBook Pro, si dhe do të jetë shumë e lehtë pavarësisht ekraneve 8K, numrit të madh të kamerave dhe elementëve të tjerë.
Theksohet se Apple planifikon të fokusohet në një pajisje të shtrenjtë, me disponueshmëri të kufizuar, për të “ndjerë” tregun dhe për të përcaktuar se ku ka kërkesë për modele të tilla të pajisjeve VR.