Kompania HTC është serioze në lidhje me synimet për të vazhduar me lansimin e telefonit blockchain. Kompania tajvaneze e ka paraljmëruar tani Exodus 1s, i cili është një version më i lirë i telefonit premium Exodus i cili u lansua vitin e kaluar. Deri më tani, nuk dihet shumë për këtë pajisje të segmentit të mesëm, me përjashtim të asaj se do të kushtojë rreth 250-300 dollarë dhe se lansimi i telefonit pritet gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, raporton Engadget.
Specifikimet themelore, si procesori, ekrani dhe sistemi i kamerave janë për momentin mister. HTC e ka publikuar një detaj, që është se telefoni do të përdoret si një pajisje për validim dhe mbështetje të transaksioneve në blockchainin Bitcoin. Telefoni nuk do të jetë në gjendje të “mihë” kriptovaluta, por HTC ka marrëveshje me partnerët që do të ofrojnë "hash rates" për mihje. HTC shpreson se telefoni do t’i tërheqë përdoruesit të cilët janë të interesuar për kriptovaluta dhe të cilët duan t’i mbështesin blockchainet publike, shkruan KOHA Ditore.
Exodus 1s, ashtu si paraardhësi i tij, do ta mbështesë wallet aplikacionin e HTC-së Zion. Softueri mund të përdoret për ruajtjen, dërgimin dhe marrjen e shumë kriptovalutave, duke përfshirë Bitcoin, Ether dhe Litecoin, si dhe tokenet ERC-20 dhe ERC-721 të bazuara në Ethereum.
Kompania e ka prezantuar edhe Zion Vault SDK në GitHub në mënyrë që developerët të mund ta analizojnë dhe ndoshta edhe ta përmirësojnë softuerin. E vetmja gjë që në fund mbetet është të shihet nëse ende ekziston një treg për pajisjet që janë të përqendruara në kriptovaluta. HTC është aktualisht në një situatë të palakmueshme financiare dhe është e vështirë të imagjinohet se Exodus 1 dhe 1s do të mund ta ndryshojnë dukshëm këtë situatë.
-
Apple padit krijuesin e ChatGPT, e akuzon për vjedhje të sekreteve tregtare
-
Pse figurat e famshme po zgjedhin pagesat me kriptomonedha?
-
Kosova së shpejti mund të nisë negociatat me BE-në për heqjen e roamingut
-
Kosova së shpejti mund të nisë negociatat me BE-në për heqjen e roamingut
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë