Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

HTC Desire 12/12+ debutojnë me ekrane të holla dhe çmime të volitshme

Kompania e njohur HTC ka prezantuar dy telefona të rinj – Desire 12 dhe Desire 12+, me raport të ekranit prej 18:9.

HTC Desire 12+

Image

Ky telefon është më i madh dhe më interesant. Vjen me ekran 5.99-inç IPS LCD me rezolucion 720 x 1,440 pikselë dhe me kamerën kryesore të dyfishtë (13 + 2 megapikselë) dhe atë të përparme prej 8 megapikselë, transmeton Koha.net.

Image

Desire 12+ vjen edhe me procesor Snapdragon 450, 3 GB RAM memorie, skanerin për gishta të vendosur në pjesën e pasme, si dhe punon me sistemin operativ Android 8.0 Oreo.

Image

Gjithashtu, HTC Desire 12+ do të jetë në dispozicion me ngjyrë të zezë dhe të argjendtë. Tashmë mund të bëhen para-porositë, ndërsa dërgesat e para pritet të fillojnë muajin e ardhshëm. Çmimi i tij është mes 235 dhe 249 euro, varësisht nga tregu.

HTC Desire 12

Edhe HTC Desire 20 Pro lansohet në Evropë Tech HTC Desire 20 Pro lansohet në Evropë
Image

Modeli më i vogël, Desire 12, vjen me ekran 5.5-inç HD+ me rezolucion prej 720 x 1,440 pikselë dhe raport të ekranit prej 18:9, me kamerën kryesore prej 13 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë, si dhe me procesorin MediaTek – 6739 dhe 3 GB RAM memorie.

Image

Desire 12 nuk ka fare skanerin për gishta, sikurse modeli Plus.

Image

HTC Desire 12, po ashtu, është në dispozicion me ngjyrë të zezë dhe të argjendtë ndërsa çmimi i tij është 185 dhe 199 euro, varësisht nga tregu.

Image