Kompania HiSense është sigurisht më e njohur për televizorët, por prodhon edhe telefona mobilë. Seria e kompanisë Rock përqendrohet në telefonat e përballueshëm me jetëgjatësi të gjatë të baterisë. Modeli më i ri në seri sapo është paralajmëruar dhe bëhet fjalë për HiSense Rock 6.
HiSense Rock 6 karakterizohet nga një bateri e madhe 5510mAh, dhe vjen me një këllëf shtesë për bateri, e cila i mundëson edhe 4500 mAh. Gjithsej, Rock 6 e ofron një kapacitet prej 10010 mAh, kur bëhet fjalë për jetëgjatësinë e baterisë, shkruan KOHA Ditore. Shtëpiza/këllëfi i përdor pinët pogo në pjesën e pasme të telefonit për të siguruar kapacitet shtesë të baterisë, për të cilën kompania pretendon se mundëson përdorim deri në gjashtë ditë me vetëm një mbushje.
Ekrani i telefonit e ka madhësinë prej 6.52 inçësh dhe ofron rezolucion prej 720p+. Çipseti i cili e funksionalizon telefonin është MediaTek Helio P60, ndërsa kombinimi i memories dhe hapësirës për ruajtje është 4 GB RAM + 64 GB hapësirë.

Në anën e pasme janë tri kamera, me sensorë prej 13MP + 2MP të thellë + 2MP makro, ndërsa ka edhe sensorin kapacitiv për gjurmë të gishtave (ekziston edhe opsioni Face ID për zhbllokim të telefonit). Në pjesën e përparme është vendosur kamera selfie prej 8MP në formë të pikëzës.
Pjesa tjetër e specifikimeve, së bashku me çmimin dhe dispozicionin e telefonit HiSense Rock 6, do të publikohen së shpejti.
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Harmonia perfekte e harduerit dhe inteligjencës në Galaxy S26
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing
-
Nga “mbretëresha e telefonave” në dështim, ku gaboi Nokia?
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë