Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

15 telefonat me jetëgjatësinë më të mirë të baterisë

Ueb faqja e njohur për teknologji Tom’s Guide ka publikuar një listë të telefonave me jetëgjatësinë më të mirë të baterisë.

Jetëgjatësia e baterisë është gjithnjë në fokusin e shumë përdoruesve, të cilët dëshirojnë të përdorin pajisjet e tyre për aq kohë sa të jetë e mundur pa pasur nevojë për ngarkues.

Përkundër faktit se, përveç madhësisë së ekranit dhe specifikimeve, kapacitetet e baterisë që shumë prodhues vendosin në telefonat e tyre gjithashtu po rriten, jo të gjithë telefonat janë të njëjtë, transmeton TCH raportimin e mediave profesionale.

Kjo është arsyeja pse ekspertët nga faqja e Tom’s Guide bënë një provë të veçantë për të përcaktuar se cilat telefona kanë me të vërtetë jetëgjatësinë më të madhe të baterisë. Gjatë testimit, telefonat vazhdimisht surfonin në internet përmes LTE ose 5G derisa të mbaronte bateria.

Telefoni mesatar arriti të zgjasë 10 orë, por telefonat në listë arritën të përfitonin sa më shumë nga bateria dhe të shfletonin në internet për 11 orë.

Edhe Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë? Reklama 5 d. më parë Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?

Në krye të listës është modeli Motorola G8 Power, i cili qëndroi i ndezur për më shumë se 16 orë dhe ka një bateri 5,000 mAh.

Lista e plotë e telefonave me jetëgjatësinë më të mirë të baterisë:

1. Motorola G8 Power: 16:10 (16 orë e 10 minuta)

2. Motorola G7 Power: 15:35

3. Asus ZenFone 6: 15:01

4. LG V60 ThinQ 5G: 12:46

5. Motorola G Fast: 12:17

6. Motorola G Stylus (Pro): 12:13

Edhe Dietologët tregojnë çfarë duhet të hani në mëngjes për energji gjatë gjithë ditës Lifestyle 1 j. më parë Dietologët tregojnë çfarë duhet të hani në mëngjes për energji gjatë gjithë ditës

7. Motorola Edge: 12:12

8. Samsung Galaxy S20 Ultra: 11:58

9. iPhone 11 Pro Max: 11:54

10. OnePlus Nord N10 5G: 11:48

11. LG G8X ThinQ Dual Screen: 11:46

12. Motorola Z4: 11:31

13. iPhone 11: 11:16

Edhe “Hani akullore”, një nga gjashtë rregullat e thjeshta për jetë më të gjatë e më të shëndetshme Lifestyle 1 j. më parë “Hani akullore”, një nga gjashtë rregullat e thjeshta për jetë më të gjatë e më të shëndetshme

14. TCL 10 5G UW: 11:07

15. OnePlus 8 Pro: 11:05