Hakerët vodhën email-adresat e më shumë se 200 milionë përdoruesve të Twitterit dhe i postuan ato në një forum në internet, tha një studiues i sigurisë.
Shkelja "për fat të keq do të çojë në shumë hakerime", shkroi në LinkedIn, Alon Gal, bashkëthemelues i firmës izraelite të monitorimit të sigurisë kibernetike “Hudson Rock”. Ai e quajti atë "një nga rrjedhjet më të theksuara që kam parë".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReuters nuk mund të verifikonte në mënyrë të pavarur nëse të dhënat në forum ishin autentike dhe vinin nga Twitter. Pamjet e forumit të hakerëve, ku të dhënat u shfaqën, kanë qarkulluar në internet.
Nuk kishte të dhëna për identitetin ose vendndodhjen e hakerit ose hakerëve pas shkeljes. Mund të ketë ndodhur që në vitin 2021, që ishte përpara se Elon Musk të merrte pronësinë e kompanisë vitin e kaluar.