Vazhdimi i ri i serisë së popullarizuar të lojërave rreth vjedhjes së automobilave dhe krimit Grand Theft Auto 6 e ka emrin e koduar Project Americas, dhe është i frymëzuar nga seria e Netflix, "Narcos".
GTA 6 do të vendoset në Vice City në lokacionin e ri fiktiv në Rio de Janeiro. Disa misione zhvillohen në Liberty City, por nuk bëhet fjalë për një botë të hapur, njoftoi përdoruesi i Redditt në shumë informatat e tjera në lidhje me lojën e popullarizuar.

Loja thuhet se është vendosur në vitet shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë, dhe do t’i ketë disa elemente arcade në stilin e pjesës tjetër të serisë. Ajo nuk do të jetë realiste si Red Dead Redemption 2, shkruan KOHA Ditore.
Lojtarët do të paraqiten në rolin e Ricardos, njeriut që përpiqet të bëhet mbret i drogës. Përveç tij, si karakter narrativ do të shfaqet Kacey.

Një pjesë e lojës do të zhvillohet në një burg të madh, ndërsa fokusi do të jetë tek moti, uraganet, përmbytjet dhe dukuritë e ngjashme. Games Radar shkruan se ndërtesat do të ndryshojnë me ndryshimet e epokave dhe se po planifikohet një soundtrack i shkëlqyeshëm.