Kompania Google ka zbuluar detaje të reja në lidhje me smartphonin e ardhshëm Pixel 4, duke konfirmuar kështu diçka që ishte spekuluar më parë.
Google ka konfirmuar zyrtarisht që Pixel 4 do të ketë funksione Motion Sense dhe Face Unlock.
Motion Sense është funksion i cili nënkupton detektimin e lëvizjeve, kështu që përdoruesit me anë të lëvizjes së dorës do të mundë t’i ndërrojnë këngët, ta shtyjnë (snooze) dhe fikin alarmin, t’i heshtin thirrjet dhe gjëra të ngjashme.
Sa i përket funksionit Face Unlock, ai do ta mundësojë hapjen e Pixel 4 kur pronari e merr atë, shkruan KOHA Ditore. Sistemi përbëhet nga shtatë sensorë të përparmë, përfshirë dy kamera IR, një dot projektor, një kamerë të përparme, sensor për dritë të ambientit, iluminator, sensor për afërsi dhe një çip radari Soli.
Face Unlock punon në pothuajse çdo orientim të pajisjes, dhe gjithashtu mund të përdoret për miratimin e pagesave dhe shërbimeve bankare.
-
Zbulohen specifikimet zyrtare të linjës së telefonave Google Pixel 4
-
Pamjet e reja sjellin pasqyrën e qartë se si do të duket Google Pixel 4
-
Google nxjerr smartphone Pixel 4, pa prekje por me sensorë
-
Reklama për Pixel 4 i paraqet gjestikulimet dhe Google Assitantin
-
Google Pixel 4 vjen me 8x zoom, 6 GB RAM dhe Motion Mode