Gjiganti i kërkimit, Google, ka demonstruar një metodë të re për hyrje (login), ku përdoruesi duhet të lidh një pajisje speciale, çelësin harduerik, për të hyrë në llogarinë e kompjuterit apo laptopit tuaj.
I ashtuquajtur Titan Security Key, fillimisht do të ofrohet vetëm për përdoruesit biznesmenë të shërbimit “Cloud” të Googlet.
Pajisja do të jetë në dispozicion përmes dyqanit online të Googlet. Çelësi harduerik ka për qëllim të avancojë sigurinë e një llogarie, transmeton Koha.net. Përdoruesi mund të hyjë (login) vetëm nëse çelësi harduerik është afër.
Google ka ofruar edhe metoda tjera të sigurimit për një kohë, duke përfshirë verifikimin dy-hapësh përmes aplikacionit mobil ose mesazhit në telefon.
Gjiganti i kërkimit do të ofrojë dy versione të Titan Security Key. Njëri do të mund të lidhet përmes USB me kompjuter, ndërsa tjetri duke përdorur Bluetoothin për t’u lidhur përmes Wi-Fi-së me smartfon.
Edhe
Apple padit krijuesin e ChatGPT, e akuzon për vjedhje të sekreteve tregtare
Google tashmë u ka ofruar përdoruesve mundësinë për të hyrë (login) me çelës harduerik të krijuar nga një prodhues tjetër. Megjithatë, kompania nuk një pajisje të tillë të veten. Pajisja përmban firmware speciale, e cila kontrollon me Googlen nëse tentimi për hyrje (login) është legjitim.
Çelësat harduerik përdorin standardin FIDO, e po ashtu ata punojnë edhe në uebfaqet tjera.