Në Google Camera buildin e fundit kemi dëgjuar për të ashtuquajturin McFly Mode por, sipas të gjitha gjasave, aplikacioni do të mundë të fshehë edhe disa detaje për telefonin Pixel 4, përcjell XDA Developers.
Ekipi i XDA Developers ka hulumtuar versionin 6.3 të aplikacionit Google Camera dhe ka zbuluar detaje që flasin për kamerën telefoto në pjesën e pasme. Është gjetur fajlli me shenjën “SABRE_UNZOOMED_TELEPHOTO” ndërsa theksohet që këto funksione nuk ishin në dispozicion në versionin e mëparshëm të aplikacionit.
Telefoto kamera në pjesën e pasme do të duhej teorikisht të mundësonte kualitet më të mirë të zoomit në krahasim me zoomin digjital dhe Super Res Zoom. Mirëpo, ka mundësi që Google do të shkojë hapave të kompanisë Huawei duke shfrytëzuar kamerën telefoto dhe super rezolucionin për të arritur rezultate më të mira që do të tejkalonin atë që ofron telefoto zoomi burimor, shkruan KOHA Ditore.
XDA ka vërejtur edhe paralajmërimet e sensorëve që do të mund të ketë lidhje me njohjen e fytyrës. Ka thashetheme për implementimin e opsionit për hapje përmes vijave të fytyrës në Pixel 4, por këtë konfirmim duhet pritur nga publikimi zyrtar i telefonit të ardhshëm të Google.
-
Google Pixel 4 vjen me 8x zoom, 6 GB RAM dhe Motion Mode
-
Google Photos së shpejti do ta mundësojë zoomimin e videove
-
Google prezanton Pixel 4 dhe Pixel 4 XL me ekrane 90Hz OLED dhe kamera të reja telofoto
-
Google Camera 7.1 ofron Social Share, shkurtore për xhirim dhe funksione të tjera
-
Zbulohen specifikimet zyrtare të linjës së telefonave Google Pixel 4