Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Google Pixel 2 lansohet sivjet

Google ka konfirmuar se telefoni i ri Google Pixel 2 do të lansohet sivjet.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i Pixelit, Rick Osterloh në një intervistë me AndroidPit.

Google Pixel 2 që do të jetë pasardhës i Pixelit, pritet të jetë një pajisje Premium, por deri më tani nuk është konfirmuar data e saktë e lansimit.

Google telefonin Pixel e lansoi në tetor të vitit të kaluar dhe pritet që pasardhësi i tij të lansohet diku mes shtatorit ose tetorit të këtij viti, transmeton Koha.net.

Së bashku me telefonin e ri pritet të lansohet edhe sistemi i ri operativ i Androidit.