Një biznesmen e ka dërguar Google në Gjykatën e Lartë në Londër në atë që shihet si çështje mbi “të drejtën për t’u harruar”.
Ai është duke sfiduar Google për vendimin e saj për të mos hequr dënimin e tij kriminal në vitet 90-ta nga rezultatet e kërkimit, transmeton koha.net.
Njerëzit mund të kërkojnë që informacionet online të hiqen nga rezultatet e kërkimit nëse ata ndihen se ato janë të vjetruar ose jo relevante.
Google ka thënë se “do të mbrojë të drejtat e publikut për t’u qasur në informata të ligjshme”.
“Ne punojmë shumë që të përmbushim të drejtën për t’u harruar, por kujdesemi shumë që të mos heqim rezultatet e kërkimit të cilat në mënyrë të qartë janë në interes të publikut dhe ne do të mbrojmë të drejtën e publikut për tu qasur në informacione të ligjshme”, kanë thënë nga Google.
Gjigantit të kërkimit i është kërkuar të heqë afër 2 milionë informacione të kërkimit në Evropë, ndërsa ai ka hequr më shumë se 800 mijë prej tyre.
Edhe
BE-ja gjobit “Google” me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
E drejta për t\u harruar është një precedent ligjor i bërë dhe i vënë nga Gjykata e Drejtësisë i Bashkimit Evropian në vitin 2014, pasuar nga një çështje e ngritur nga Spaniard Mario Costeja Gonzales, i cili i kërkonte Google të heq informatat rreth të historisë së tij financiare.
Kjo çështje është ngritur në Mbretërinë e Bashkuar nga një biznesmen i cili dëshiron që Google të fshijë informatat që lidhin atë me një dënim kriminal për kontabilitet të rrem në vitet e 90-ta.
Dënimi i tij konsiderohet si i shpenzuar sipas Ligjit për Rehabilitim të Kriminelëve i bërë në vitin 1974.
-
Përdoruesit kërkojnë 2.36 miliardë dollarë nga Google pas vendimit për shkelje të privatësisë
-
Google humb betejën ligjore kundër gjobës 4.1 miliardë euroshe të BE-së
-
Padia e 15-vjeçarit për varësinë nga YouTube mbyllet me marrëveshje
-
Zuckerberg dëshmon në gjyq për dëmet e dyshuara të rrjeteve sociale ndaj fëmijëve