Gjiganti i kërkimit, Google, ka vendosur të bëjë një ndryshim të madh falë AI-së (Inteligjencës Artificiale).
Kompania ka filluar testimin e softuerit BERT (“Bidirectional Encoder Representations from Transformers”) në SHBA, i cili do të jetë në gjendje të analizojë një fjalë në lidhje me të gjitha fjalët e tjera të pranishme në një fjali, në mënyrë që të ketë një kuptim më të madh të kontekstit në të cilin shqipërohet.
“Në thelb BERT do të interpretojë kërkimet e përdoruesve në një mënyrë më pak të mirëfilltë duke favorizuar kuptimin e përgjithshëm të një fjalie”, theksojnë autorët.
Sistemi i ri fillimisht do të jetë në dispozicion në anglisht dhe vetëm në SHBA.
“Është hapi më i madh në pesë vitet e fundit dhe një nga histori në fushën e kërkimit”, shpjegon përmes një postimi, Pandu Nayak, nënkryetar i Google Search./ksp
-
Google lanson versionin e ri të modelit të saj AI, Gemini 3
-
Shefi i Googlit: Mos i besoni verbërisht inteligjencës artificiale
-
BE-ja gjobit “Google” me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- Përbërësi që mungon për sovranitetin teknologjik të Evropës
-
Google humb betejën ligjore kundër gjobës 4.1 miliardë euroshe të BE-së