Gjatë konferences I/O 2019, Google njoftoi se po e përgatit incognito mode për Maps. Sidoqoftë, deri më tani nuk është folur shumë për këtë opsion. Disa anëtarë të grupit Google Maps preview test kanë konfirmuar se modi privat më në fund po fillon të testohet, raporton Ubergizmo.
Ashtu si incognito mode për Google Chrome, Google Maps gjithashtu do ta ketë modin privat. Normalisht, incognito mode inicohet kur përdoruesi nuk dëshiron që aktivitetet e tij/saj të monitorohen, shkruan KOHA Ditore. Duhet të theksohet se incognito mode nuk mbron nga monitorimi nga ana e ISP-së, kjo parandalohet vetëm me ndihmën e VPN-së.
Së bashku me modin privat, përdoruesi mund të shmangë që aktivitetet e tij/saj të lidhen me llogarinë e Google. Google Maps në incognito mode nuk do ta ruajnë historinë e kërkimit të vendit ose si të arrini në një pikë të caktuar.
Në tweetin që u postua, shihet edhe se sa e thjeshtë është të inicohet incognito mode. Vetëm duhet të klikoni në profil dhe ta aktivizoni/çaktivizoni modin. Preview Maps të versionit 10.26 ose më të rinj siguron qasje në modin privat në kuadër të shërbimit.
-
Google Maps Incognito Mode mbërrin tek përdoruesit
-
Azhurnimi për Chrome do t’i parandalojë sajtet që ta kontrollojnë Incognito Mode
-
Google lanson “AI Mode” në fazën tjetër të rrugëtimit për ta ndryshuar mënyrën e kërkimit
-
Google po e heq opsionin “Assistant Driving Mode”
-
Google Maps çaktivizon të dhënat e trafikut në Ukrainë