Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Google konfirmon se do të shfaqë më shumë reklama në pajisjet mobile

Google ka njoftuar se së shpejti do të fillojë të plasojë më shumë reklama dhe shpallje në pajisjet mobile për t’uaa bërë më të lehtë përdoruesve të Android dhe iOS që të gjejnë informacione rreth produkteve që duan t’i blejnë. Të ashtuquajturat reklama Discovery do të jenë në dispozicion për të gjithë reklamuesit më vonë gjatë vitit si një mënyrë e re për t’i arritur përdoruesit në të gjitha ekosistemet e Google.

Përveç reklamave Discovery, Google ka zbuluar gjithashtu se do t'ia mundësojë përdoruesve mobil edhe reklamat Gallery, ndërsa bëhet fjalë për një format të ri të kërkimit të reklamave që vijnë në formën e tetë reklamave që mund të swapohen, shkruan KOHA Ditore.

Gjithashtu, reklamat standarde do të shfaqen tani në feedin Google Discover, i cili zbatohet në një numër të ekraneve Android, në aplikacionin Google, si dhe në faqen fillestare të Google. Këto reklama do të duhej t’i inspirojnë përdoruesit dhe t’ua mundësojnë që të mësojnë më shumë për brendet dhe produktet e reja.

Në fund, Google planifikon të mundësojë reklama Showcase Shopping për Google Images, feed në Discover, si dhe për YouTube.