Google do t’ua lehtësojë përdoruesve leximin e lajmeve dhe gjetjen potenciale të artikujve informativë gjatë procesit. Kompania e prezantoi funksionin për kërkim i cili e përdor inteligjencën artificiale (AI) për t’i organizuar lajmet sipas ngjarjeve në karusel, raporton Engadget.
Kjo do ta ndihmojë fokusimin në një temë specifike, por në të njëjtën kohë i rrit gjasat që përdoruesi t’i shikojë artikujt me një këndvështrim tjetër ose më të thellë.
Riorganizimi i lajmeve është në dispozicion tani, ndërsa fillimisht është në dispozicion në pajisjet mobile për zonat në gjuhën angleze në SHBA, shkruan KOHA Ditore. Në muajt në vijim do të jetë në dispozicion edhe në vendet e tjera.
Funksioni i Google vjen si pjesë e përpjekjeve më të gjera të kompanisë për t’i promovuar lajmet më cilësore, për ta përmirësuar reputacionin e motorit të vet të kërkimit dhe për t’i eliminuar shqetësimet për plasimin e dezinformatave.
-
Inteligjenca artificiale në Google ua mundëson përdoruesve përmbledhjen e artikujve
-
Google lanson “AI Mode” në fazën tjetër të rrugëtimit për ta ndryshuar mënyrën e kërkimit
-
Google shton përdorimin e inteligjencës artificiale në motorin e kërkimit në internet
-
Inteligjenca artificiale fuqizon kërkimin në Google
-
Google planifikon ta përmirësojë kërkimin me inteligjencë artificiale