Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Google heq aplikacionin për ‘mihjen’ e kriptovalutave

Në përpjekje për parandalimin e përhapjes së softuerit që përdoret për mashtrim në fushën e valutave digjitale, Google korrigjoi politikat e përdorimit të tij në korrik për të ndaluar aplikacionet e kriptovalutave në Play Store.

Megjithatë, në këtë proces duket se Google ka ndaluar padrejtësisht disa aplikacione legjitime, duke përfshirë një me mbi një milion shkarkime.

Aplikacioni i hequr, i quajtur MinerGate, fillimisht ofroi mundësinë e minimit në pajisje, si dhe funksionin e menaxhimit në distancë të kriptovalutave Cloud.

Në mënyrë që të pajtohet me kushtet e përditësuara të përdorimit nga Google, MinerGate ka hequr funksionin Cloud nga aplikacioni saj, transmeton ksp.

“Mihja direkt nga telefoni ishte një nga funksionet kyçe të aplikacionit MinerGate, para se ndryshimet më të fundit të zbatoheshin në politikën e zhvillimit të Google Play Store. Me azhurnimin më të fundit, ne e hoqëm këtë funksion në mënyrë që të përmbushim kërkesat e kërkuara”, thanë zyrtarët e MinerGate.

Përkundër kësaj, Google ka hequr aplikacionin nga dyqani i tij në internet.