Në vitin 2019, kompania Google eliminoi 2,7 miliardë reklama të dëmshme, pra më shumë se 5 000 në minutë.
”Bllokuam gjithashtu dhjetëra miliona reklama të lidhura me koronavirusin ku spekulohej me çmimet e furnizimeve mjekësore, ku bëheshin premtime mashtruese në lidhje me trajtimin ose ku promovoheshin përfitime të paligjshme të papunësisë”, deklaroi kompania.
“Angazhimi ynë është edhe më i rëndësishëm në një kohë pasigurie me të cilën po përballemi. Kemi një ekip të dedikuar për Covid-19 i cili ka punuar për të zhvilluar teknologji të reja të zbulimit dhe për të përmirësuar sistemin tonë të ndërhyrjes për të ndaluar sulmuesit”,shpjegon Scott Spencer, zëvendëspresident i Google për Ad Security.
Google ka formuar një ekip të brendshëm për kontrollin e reklamave mashtruese duke bllokuar në total 35 milionë të tilla.
-
Anulohet gjoba miliardëshe e Komisionit Evropian ndaj Googleit
-
“Facebooku dhe Google dështuan t’i largojnë mashtrimet në reklama”
-
YouTube fshin 30 mijë video që përmbanin dezinformata për vaksinën anti-COVID
-
Për tre muaj Facebooku fshiu 7 milionë postime të rreme rreth koronavirusit
-
Google bllokon 18 milionë emaila në ditë