Google po punon në një vegël të re për ndarje të fajllave në Android, të quajtur Fast Share. Vegla është pjesë e shërbimit Nearby në seksionin Google Play Services, dhe jo vetëm që mund të jetë zëvendësim për Android Beam, por pritet që do të jetë edhe konkurrencë e shërbimit Apple AirDrop, raporton XDA Developers.
Fast Share u vërejt së pari nga sajti 9to5Google dhe më pas nga ekipi i XDA Developers, i cili i krijoi screenshotët e veglës. Fotografitë tregojnë se vegla e re për ndarje të fajllave do t'ua mundësojë përdoruesve "ta shpërndajnë përmbajtjen në pajisjet e afërta pa internet". Shërbimi përdor Bluetooth për inicim të punës, dhe pastaj e përdor një lidhje të drejtpërdrejtë Wi-Fi për shpërndarjen e fajllave. Kjo do të mundësojë që fajllat e mëdhenj të barten shumë më shpejt sesa ishte e mundur me Android Beam. Fast Share gjithashtu mundëson që pajisjes t’i jepet shikueshmëria e pajisjeve të afërta (Preferred Visibility), madje edhe kur shërbimi nuk është duke u përdorur.

Shërbimi e mundëson dërgimin e një ose më shumë fajllave në një pajisje tjetër duke e përzgjedhur fajllin/fajllat dhe pastaj duke e zgjedhur opsionin "Fast Share" nga menyja. Pas kësaj zgjidhet pajisja në të cilën dëshironi ta dërgoni fajllin. Aktiviteti aktualisht tregon pajisje gjenerike në të cilat mund të dërgohen fajllat (duke përfshirë Chromebook, Google Pixel 3, iPhone dhe orë të mençura). Shërbimi në formën e tij përfundimtare do të mundë ta mbështesë dërgimin e fajllave në pajisjet Chrome OS, Apple iOS dhe orët e mençura Wear OS, shkruan KOHA Ditore.
Ajo që është e sigurt, kjo vegël do ta sigurojë mbështetjen për dërgimin dhe pranimin e fajllave në dhe nga pajisjet e tjera Android me Google Play Services të instaluar. Tani për tani, mbetet për t'u parë nëse Fast Share do të kërkojë edhe version specifik të Android OS.
-
Instagrami bën ndryshimin e madh, prezanton funksionin “Instants”
-
Google humb betejën ligjore kundër gjobës 4.1 miliardë euroshe të BE-së
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing
-
Padia e 15-vjeçarit për varësinë nga YouTube mbyllet me marrëveshje
-
Britania planifikon t’i detyrojë rrjetet sociale t’u japin përparësi lajmeve të besueshme