Google ka njoftuar se ka blerë zyrtarisht kompaninë Fitbit, një nga prodhuesit më të popullarizuar në botë të pajisjeve të bartshme, duke i konfirmuar kështu thashethemet e disa ditëve më parë.
Në njoftimin e vet para investitorëve, Fitbit theksoi se Google i ka ofruar 7.35 dollarë për aksion, duke e sjellë vlerën e përgjithshme të kompanisë në rreth 2.1 miliardë dollarë, raporton Neowin.
Google theksoi se kjo blerje paraqet një mundësi për ta zgjeruar më tej investimin e kompanisë në ekosistemin Wear OS, duke e përfshirë potencialin për të krijuar harduer të bartshëm Google në të ardhmen, shkruan KOHA Ditore. Google tashmë e ka një larmi solide të produkteve harduerike, duke përfshirë linjat e pajisjeve Pixel dhe Nest, ndërsa pajisjet e bartshme mund të jenë pjesë e rëndësishme e ekosistemit të produkteve të kompanisë.
Për Fitbitin, kjo marrëveshje shënon nevojën që kompania të mbijetojë në treg pasi që pajisjet e saj filluan të shënonin rënie në kuptimin e pjesëmarrjes në treg.
-
BE-ja gjobit “Google” me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
-
Google humb betejën ligjore kundër gjobës 4.1 miliardë euroshe të BE-së
-
Përdoruesit kërkojnë 2.36 miliardë dollarë nga Google pas vendimit për shkelje të privatësisë
-
Google njofton investim prej 6.8 miliardësh në Britani pak para vizitës së Trumpit në Londër
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing