Mbajtja në mend e fjalëkalimeve konsiderohet e vështirë, andaj kompania e kërkimit në internet, Google, po punon me shpejtësi për këtë, shkruan Usatoday.
Ajo ka në plan t'i heqë fjalëkalimet nga përdorimi, duke i zëvendësuar me kyçje nëpërmjet gjurmës së gishtit, skanimit të fytyrës apo me kodin PIN.
Kjo kompani po përpiqet që fjalëkalimet e gjata t'i largojë pasi s'po i konsideron më shumë të sigurta.
Menaxherët e disa kompanive që shkruajnë në blogun e Google u shprehën se fjalëkalimet janë zhgënjyese dhe mund t'i vënë njerëzit në rrezik nëse përfundojnë në duart e njerëzve të gabuar.
Alternativa tjetër, e njohur si “passkeys”, mund të mundësojë që nëpërmjet skanimit të shenjave të gishtit t'i jep qasje përdoruesit në të gjitha llogaritë e Google.
-
Kompanitë botërore të teknologjisë së shpejti mund të largohen nga sistemi i fjalëkalimeve
-
Google shton përdorimin e inteligjencës artificiale në motorin e kërkimit në internet
-
Google befason me një paralajmërim
-
Google po fshin llogaritë joaktive, çfarë do të thotë kjo?
-
Twitteri e LinkedIni do të funksionojnë pa fjalëkalime