Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Google Chrome ndryshon logon pas 8 vjetësh

Google po ndryshon logon e shfletuesit Chrome pas tetë vjetësh.

Elvin Hu, një projektues për Google Chrome, ofron një vështrim të parë në ridizajnimin e logos së këtij shfletuesi nëpërmjet një postimi në Twitter.

"Disa prej jush mund të kenë vënë re një ikonë të re në përditësimin e "Canary" të Chrome sot. Po! Ne po rifreskojmë ikonat e markës së Chromet për herë të parë në 8 vjet. Ikonat e reja do të fillojnë të shfaqen në pajisjet tuaja së shpejti”, tha Hu në postimin e tij, raporton "Zeenews".

Ikona është thjeshtuar duke hequr hijet. Ngjyrat janë më të ndezura dhe përmasat janë të ndryshme, duke e bërë topin e madh blu në mes dukshëm më të madh.

"Ne krijuam personalizime specifike për OS. Ne duam që ikonat të ndjehen të dallueshme nga Chrome, por edhe të krijuara mirë për secilin OS. Për shembull, në Windows, ikonat marrin një pamje dukshëm të shkallëzuar, duke u shfaqur në Windows 10 dhe 11", shtoi Hu.

Logoja e re e Google Chromet do të shihet nga përdoruesit në të gjitha pajisjet me lëshimin e Chrome 100 së shpejti.