Pavarësisht faktit se Galaxy Fold i Samsung ka pasur një fillim të vështirë, smartfonët e palosshëm do të qëndrojnë dhe Google nuk dëshiron që të humb mundësin e të pasurit aplikacionet plotësisht kompatibile me këto pajisje.
Google Photos është njëri nga aplikacionet e para të zhvilluar nga gjiganti i kërkimit që ka marrë mbështetje për smartfonët e palosshëm, transmeton Koha.net. Është një shtesë e mirëseardhur duke konsideruar faktin se smartfoni i palosshëm i parë në botë, Galaxy Fold i Samsungut, pritet të debutojë në treg më 26 prill.
Për ata që posedojnë një smartfon të palosshëm, përmirësimet përfshijnë vazhdimësinë e ekranit dhe veçorinë ‘multi-resume’. Kështu, duke filluar nga java e ardhshme, 200.000 përdorues të Samsung Galaxy Fold do të përfitojnë nga përmirësimet e prezantuara sot nga Google, shkruan phonearena.
Por ky nuk është i vetmi ndryshim që është shtuar në përditësimin e fundit të Google Photos. Version iOS i aplikacionit është përditësuar me një indikator i cili i mundëson përdoruesit që të shohin menjëherë se cila nga fotografitë dhe videot e tyre nuk janë rikthyer (back up). Pamja e re e galerisë në telefon do t’i ndihmojë përdoruesit të zgjedhin në mënyrë proaktive fotografitë apo videot për t’i rikthyer (back up), prandaj është padyshim një përmirësim i mirë.
Edhe pse ndryshimet e mësipërme tashmë janë publikuar në Google Play Store, azhurnimi që sjell të gjitha veçoritë e reja dhe përmirësimet ende nuk është i pranishëm, por të paktën e dimë se çfarë po vjen.