Zyra e rregullatorit të Gjermanisë ka njoftuar të mërkurën, vendosjen e rregullave më të ashpra ndaj kompanisë amë të Facebookut, Meta Platforms, e cila ka rëndësi parësore për konkurrencën në tregje.
Sipas legjislacionit të prezantuar nga ligjvënësit gjermanë në fillim të vitit 2021, zyra e rregullatorit mund të ndalojë ato që i konsideron si aktivitete antikonkurruese.
Meta, e cila zotëron gjithashtu Instagramin dhe WhatsAppin, operon në një ekosistem të fortë të rrjeteve sociale të mbështetur nga reklamat, që vazhdon të zgjerohet dhe përdoret nga një pjesë e madhe e popullsisë në Gjermani, është thënë nga kjo zyrë në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, raportoi Reuters.
Sipas njoftimit të zyrës, klasifikimi i ri do të përbënte bazën për një përfundim më të shpejt të proceseve të vazhdueshme ‘antitrust’ kundër Metës.
Në vitin 2019, zyra e kartelit urdhëroi kompaninë të ndalonte mbledhjen e të dhënave, duke thënë se rrjeti social më i madh në botë ka abuzuar me dominimin e tij në treg për të mbledhur informacionin e përdoruesve pa pëlqimin e tyre.
Edhe
Gjykata nuk e rrëzon padinë ndaj Metas për varësi ndaj fëmijëve
Meta, e quajtur asokohe Facebook, apeloi vendimin dhe çështja është ende në gjykatë.
Një zëdhënës i Metës tha të mërkurën se kompania me bazë në SHBA, do të respektojë vendimin e zyrës së kartelit për klasifikimin.