Autoritetet Gjermane ndaluan shitjen e orëve inteligjente për fëmijë duke thënë se janë përdorur për përgjime, transmeton PCWorld Albanian.
Një lëvizje e ngjashme u aplikua edhe për kukullën My Friend Cayla për të njëjtat arsye.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu ata paralajmëruan prindërit ti shkatërrojnë këto pajisje. Në një njoftim zyrtar, autoritetet thanë se kishin marrë masa edhe ndaj firmave që shesin produkte të tilla.
Pajisje të tilla zakonisht u dedikohen moshave të vogla nga 5 deri në 12 vjeç. Shumica e tyre kanë një kartë SIM dhe funksionalitete të kufizuara telefonie të cilat shfrytëzohen me anë të një aplikacioni.
Ca prej tyre ruanin të dhëna pa enkriptim. Kjo do të thotë se hakerat mund ti hakonin duke përdorur edhe teknikat më bazike.
Nuk dihet nëse një vendim i tillë i marrë nga autoritetet Gjermane erdhi si rezultat i shqetësimeve të privatësisë apo probleme reale sigurie.