Kabineti gjerman do të mbajë një seancë sekrete të mërkurën për të diskutuar masat e mbrojtëse në lidhje me pjesëmarrjen e mundshme të Huaweit kinez në ndërtimin e rrjetit 5G në gjermani.
Huawei është duke u përballur me akuza internacionale për lidhjen e tyre me Qeverinë kineze dhe dyshimeve që Pekini mund ta përdorë teknologjinë e Huaweit për të spiunuar, gjë të cilën kjo kompani e mohon, transmeton Koha.net.
Mbledhja e Qeverisë gjermane do të jetë e fokusuar në një katalog të sigurisë, i përgatitur nga Agjencia Federale e Rrjetit si dhe Agjencia e Mbrojtjes Kibernetike (BSI), së bashku me rregullat e certifikimit si dhe marrëveshjes ‘jo spiunim’ me Kinën, do të jenë të mjaftueshme për t’u siguruar që në të ardhmen rrjetit 5G do të jetë i sigurt.
Kancelaria Angela Merkel ka thënë se Gjermania duhet të sigurohet se Huawei nuk do t’i dorëzojë të dhënat shtetit kinez para se pajisjet e telekomit të lansojnë rrjetin 5G.
-
Gjermania nuk e ndalon Huawein pavarësisht paralajmërimit amerikan për spiunim
-
Merkel: Do të përcaktojmë vet standardet e sigurisë për 5G
-
Gjermania kërkon të bllokojë “Huawei”-n
-
“Frika” nga Kina, BE-ja synon ndalimin e 5G-së në pajisjet e Huaweit
-
Gjermania planifikon t'i shtrëngojë rregullat për firmat shumë të varura nga Kina