Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Gigabyte AORUS 17 paralajmërohet si laptopi i parë në botë për gaming AI

Brendi AORUS sapo e ka paralajmëruar laptopin e vet më të ri AORUS 17, i cili është i pajisur me funksionet dhe teknologjitë më të reja, duke e përfshirë grafikën GeForce RTX dhe ekranin 240Hz, raporton TweakTown.

AORUS 17 e përdor CPU-në e re të Intelit 8C/16T në formën e Core i9-9980HK, si dhe elementet shtesë "All Intel Inside". Këtu përfshihet SSD-ja Intel 760, Killer AX1650 Wi-Fi i bazuar në Intelin dhe Thunderbolt 3, shkruan KOHA Ditore. Gjithashtu ofrohen deri në 64 GB RAM.

Nvidia ka siguruar opsione të kartelave grafike RTX 2060, RTX 2070 dhe RTX 2080, kështu që përdoruesit do të mund të luajnë në 240FPS në lojrat e-sports pa ndonjë problem. Është gjithashtu e mundur të luhen lojëra RTX.

Së bashku me laptopin, Gigabyte gjithashtu e përfshiu një tastierë premium dhe përvojën e zërit përmes çipit ESS Saber Hi-Fi DAC, i cili i mbështet deri në 24-bit/192kHz.

Gigabyte AORUS 17 nuk do të ishte laptop i vitit 2019 sikur të mos e kishte mbështetjen për AI. Prandaj, ky model është karakterizuar si laptopi i parë për gaming AI.

Laptopët e rinj AORUS 17 do të dalin në treg nga shtatori.