Falë Samsung Galaxy Z Flip dhe Motorola Razr dhe ekraneve të tyre të palosshme, telefonat e palosshëm janë duke u rikthyer.
Dhe derisa telefonat e palosshëm modern janë më të sofistikuar dhe kanë shumë funksione për dallim nga ato modele të vjetra, sikur Razr origjinal, sa i përket çmimit nuk janë dhe aq lirë: Razr kushton 1,499 dollarë (rreth 1,385 euro) ndërsa Z Flip 1,380 dollarë (1,275 euro), shkruan cnet.
Galaxy Z Flip vjen me kornizë nga xhami si dhe me ekran tërësisht nga xhami, ndërsa Razr është i bërë nga xhami, plastika dhe çeliku i pandryshkur, transmeton Koha.net.
Modelet e vjetra të telefonave të palosshme, pavarësisht hedhjeve, gërvishtjeve apo goditjeve, në një farë mënyrë arrinin të mbijetonin.
Për të gjetur se sa janë të qëndrueshme këto modelet e reja, Galaxy Z Flip dhe Motorola Razr, dhe se sa janë të fortë kur hidhen nga një lartësi e caktuar, mund të kuptoni në videon më poshtë.
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Kjo rrobalarëse Samsung ofron më shumë sesa një larje të zakonshme
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Philips OneBlade Pro 360 – Një pajisje, për çdo stil
-
Google humb betejën ligjore kundër gjobës 4.1 miliardë euroshe të BE-së