Tech

Rrjedhin specifikat e telefonit të ri të palosshëm të Samsungut, Galaxy Z Flip

Foto: Evan Blass / Twitter

Ndërsa pritet të dalë në shitje më 14 shkurt telefoni i ri i palosshëm i Samsungut, Galaxy Z Flip, tani në internet kanë rrjedhur specifikat e tij.

Tani është zbuluar se si do të duket Galaxy Z Flip, sa do të kushtojë, çfarë kamerash do të ketë si dhe cilat janë specifikat e tij, shkruan cnet.

Samsung Galaxy Z Flip pritet të vijë me xham të ekranit shumë të hollë, sa një fije floku. Ky lloj xhami duket se është i pari që do të vijë në treg.

Gjithashtu, Galaxy Z Flip pritet të jetë më i vogël se Samsung Galaxy Fold i vitit 2019 dhe rivali i tij, Motorola Razr, i cili do të dalë në shitje nga 6 shkurti, transmeton Koha.net. Ai mund të shpaloset në ekran 6.7-inçësh, për dallim nga Galaxy Fold i cili ka ekran 7.3-inç dhe i cili mund të hapet sikur një libër.

Specifikat e spekuluara së fundmi

Këto specifika të spekuluar së fundmi janë mbledhur nga burime të ndryshme, duke përfshirë WinFuture, Max Weinbach of XDA Developers, Evan Blass në Twitter, si dhe LetsGoDigital.

  • Ekran 6.7-inç i palosur vertikalisht, me shumë gjasë me xham shumë të hollë dhe rezolucion prej 2,636 x 1,080 pikselë;
  • Ekran të jashtëm prej 1.06-inç dhe me rezolucion prej 300 x 116 pikselë;
  • Dy kamera në pjesën e pasme prej 12-megapikselësh, si dhe kamerën e përparme prej 10-megapikselë me auto-fokus;
  • Veçoria “Hideaway Hinge”, kundër pluhurit dhe bërllokut;
  • Procesor Snapdragon 855 Plus të Qualcommit;
  • 8 GB RAM memorie dhe 256 GB memorie të brendshme;
  • Bateria prej 3,300 mAh, me mbushës përmes lidhjes Wireless;
  • Çmimi prej 1,400 dollarë (rreth 1,250 euro);
  • Vetëm rrjetin 4G, e jo 5G;
  • Android 10 me ndërfaqen e përdoruesit - Samsung One UI;
  • Dy ngjyra: të zezë dhe vjollce.