Samsungu do të mbajë më 11 gusht aktivitetin Galaxy Unpacked. Do të jetë një eveniment me shumë risi ndërsa gjiganti korean i teknologjisë do të zbulojë ndër të tjera linjën e smartfonëve me ekrane që palosen.
Zakonisht Samsungu prezanton një smartfon Galaxy Note çdo vit në këtë eveniment por kësaj here do të jetë ndryshe. Kompania e ka konfirmuar se nuk do të ketë një Galaxy Note të ri në vitin 2021.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTema kryesore e evenimentit të datës 11 gusht do të jenë Z Fold 3 dhe Z Flip 2. Sipas raportimeve, Z Fold 3 do të jetë një përmirësim i ndjeshëm krahasuar me Z Fold 2, me Samsung që synon t’i shesë edhe më lirë këtë vit për të nxitur adoptimin e tyre në masë.
Veçanërisht pret që Z Flip 2 të ngjallë interes dhe këtë mund ta bëjë vetëm përmes çmimit.
Për shkak të COVID-19, Galaxy Unpacked do të mbahet virtualisht. Përveç këtyre dy smartfonëve ka gjasa që Samsung të zbulojë Galaxy Watch 4, orën e parë inteligjente me versionin e ri të WearOS që do të shkrihet me Tizen.
Galaxy Buds 2 dhe S21 FE mbeten një mundësi gjithashtu.