Së fundmi është duke u raportuar për tabletin e ri të gjigantit të teknologjisë Samsung – Galaxy Tab A2 XL.
Uebfaqja e njohur SamMobile ka publikuar disa të dhëna në lidhje me specifikat e këtij tableti, transmeton Koha.net. Sipas SamMobile, Galaxy Tab A2 XL do të vijë me ekran 10.5-inç, procesor Snapdragon 450, 3 GB RAM memorie dhe baterinë e fuqishme prej 7,300 mAh.

Gjithashtu, Galaxy Tab A2 XL do të vijë me 32 GB memorie të brendshme, portin për kartelat microSD, kamerën kryesore prej 8 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë. Po ashtu, do të ofrojë mbështetje për 5GHz Wi-Fi ac dhe LTE, si dhe Bluetooth 4.2. Tab A2 XL do të punojë me sistemin operativ Android Oreo 8.1 dhe thuhet se mund të vijë me skanerin për identifikim të fytyrës.
Samsung Galaxy Tab A2 XL pritet të lansohet zyrtarisht në të njëjtën kohë me Samsung Galaxy Tab S4, një tablet me lapsin S Pen për të cilin është caktuar që të lansohet së bashku me Galaxy Note9 më 9 gusht në New York City.